Plagos aksidentalisht vëllain, e ngatërron me drerin gjatë gjuetisë

  • 20 November 2019 - 16:26
Plagos aksidentalisht vëllain, e ngatërron me drerin gjatë gjuetisë

Të shtunën një burrë në Michigan të SHBA-ve, aksidentalisht ka qëlluar me pushkë vëllanë e tij derisa kishin shkuar për gjueti – pasi e ngatërroi me drerin.

Dy burra kishin shkuar për gjueti në Boston Township rreth 200 kilometra në veriperëndim të Detroitit, ku po kërkonin drerin që njëri prej tyre më herët e kishte plagosur.

Rreth orës 17:30 ata ishin ndarë në një fushë misri për ta kërkuar drerin, kështu njëri mendoi se pa drerin dhe pa u menduar dy herë shkrepi një plumb – por në fund doli se kishte qëlluar vëllanë e tij.

Megjithatë kur e kuptoi se çfarë kishte bërë i telefonoi ndihmës së shpejtë për ta dërguar me urgjencë në spital vëllanë. Në anën tjetër, policia ka bërë të ditur se pas tretmanit gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.

Edhe pse në fillim policët nuk e dinin se si ka ardhur deri te plagosja, vëllezërit ishin shumë bashkëpunues me hetuesit të cilëve u treguan të vërtetën – ku më vonë u konfirmua se bëhej fjalë për një rast që nuk ishte bërë me qëllim.

(Kosova Sot Online)