Haradinaj merr vendimin: Më 28 Nëntor do të jetë ditë pushimi

  • 20 November 2019 - 16:36
Haradinaj merr vendimin: Më 28 Nëntor do të jetë ditë pushimi

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka marrë vendim që 28 nëntori – Dita e Flamurit – të jetë ditë pushimi në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se këtë vendim e ka marrë duke u mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, derisa ka shtuar se ky vendim është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.

“Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.


(Kosova Sot Online)