E zbulon dëshmitari i Speciales: 3 të burgosur shqiptarë transferohen në Hagë, akuzohen për...

  • 20 November 2019 - 16:48
E zbulon dëshmitari i Speciales: 3 të burgosur shqiptarë transferohen në Hagë, akuzohen për...

Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili ka qenë i intervistuar nga Specialja si dëshmitar, ka shkruar në faqen e tij në facebook, se aktakuzat e para nga Gjykata Speciale pritet të fillojnë brenda pak ditësh, duke i dërguar në Hagë të Holandës së paku dy të burgosur nga Kosova.

Postimi i plotë:

S’paku tre të burgosur shqiptarë nga burgjet e Kosovës do të transferohen mbrenda disa ditësh në burgun e gjykatës ndërkombëtare të Hagës. Akuzat janë gati. Dy nga këta të burgosur do të akuzohen për krime të luftës, kurse i burgosuri i tretë sillet në gjykatë në cilësinë e dëshmitarit.

(Kosova Sot Online)