Shtatë të dënuar fillojnë punën jashtë institucionit korrektues

  • 20 November 2019 - 16:53
Shtatë të dënuar fillojnë punën jashtë institucionit korrektues

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se shtatë të burgosur kanë filluar punën jashtë këtij institucioni si aktivitet i nevojshëm për risocializimin e tyre.

SHKK njofton se punësimi i të burgosurve është fillim i zbatimit të Udhëzimit Administrativ në Qendrën Korrektuese të tipit të hapur të Smrekonicës për punën e të burgosurve jashtë institucionit korrektues.

SHKK është duke e realizuar misionin e saj ligjor për parandalimin  e përsëritjes  së krimit në të ardhmen, duke synuar një shoqëri ku sundon ligji.

Presim nga shoqëria e gjerë që ti pranoi të burgosurit e punësuar në komunitet si pjesë jetës dhe punës në mjedisin e saj, si dhe të  ndihmoi SHKK-në  në misionin e saj të risocializimit dhe riintegrimit të të burgosurve në shoqëri në Republikën e Kosovës.

(Kosova Sot Online)