E tmerrshme: Momenti kur shpërthen bateria e iPhone 6, në një mobishop në Shtime

  • 20 November 2019 - 18:15
E tmerrshme: Momenti kur shpërthen bateria e iPhone 6, në një mobishop në Shtime

Gjatë natës së kaluar, pronarit të një dyqani për shitjen e telefonave celularë në Shtime i është rrezikuar jeta, kjo për shkak se derisa ai ishte duke punuar në një celular, ka shpërthyer bateria.

Por fatmirësisht, nga shpërthimi i baterisë nuk ka pësuar askush. Pronari i këtij mobil shopi, Urim Krasniqi tha për media se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00.

Celularit të cilit i ka shpërthyer bateria ishte iPhone 6.

Ndryshe, pajisjet e ndryshme teknologjike shpesh-herë kanë rrezikuar jetën e njerëzve, nga shpërthimi i baterive, shumë persona kanë marrë lëndime e disa prej tyre edhe kanë humbur jetën.

(Kosova Sot Online)