Hidhet në erë me tritol banesa e muratorit shqiptar

  • 20 November 2019 - 21:32
Hidhet në erë me tritol banesa e muratorit shqiptar

Banesa e një muratori është shpërthyer me lëndë eksplozive mbrëmjen e sotme.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shtëpia, që është në pronësi të Fadil Tolës është hedhur në erë nga një sasi lënde eksplozive.

Gjithçka ka ndodhur në Gjirokastër në fshatin Shtëpëz. Mësohet se nga ngjarja në fjalë ka pasur vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ndërkohë që ende nuk dihen pistat paraprake, apo të dyshuarit për ngjarjen.


(Kosova Sot Online)