Skandali, ja kërkesa dhe akuza e rëndë: Edi Rama të shpallet person non grata në Kosovë

  • 21 November 2019 - 07:39
Skandali, ja kërkesa dhe akuza e rëndë: Edi Rama të shpallet person non grata në Kosovë

“Përderisa ai paraqitet kaq armiqësisht kundër Kosovës dhe vazhdon ta konsiderojë atë si pjesë te Serbisë, nuk mund të quhet më vetëm rastësi as skandal i thjeshtë por thika më e rëndë pas shpine për Kosovën, e cila pas Vojisllav Sheshelit, përfundimisht duhet ta shpallë edhe manjakun greko-shqipfolës Edvin Kristaq Ramasis, person non grata dhe ndalojë atij me ligj hyrjen në Kosovë”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkaktuar skandal me veprimin e tij të fundit, ku publikoi një hartë në të cilën Kosova figuronte si pjesë e Serbisë. E veprimi skandaloz i Ramës nxiti reagime të ashpra në mbarë opinionin publik në Kosovë, madje pati të atillë që kërkuan që Rama të shpallet person non grata në Kosovë. E duke ndjekur veprimet e një pas njëshme të kryeministrit të Shqipërisë në dëm të pavarësisë së shtetit të Kosovës, dhe në interesin e Serbisë, analistët politikë kërkojnë që ky njeri të izolohet tërësisht nga politika dhe institucionet e Kosovës, madje duke u shpallur personalitet i pa pranueshëm dhe i pa dëshirueshëm në Republikën e Kosovës.

Këtë formë të distancimit nga Edi Rama, e kërkon edhe analisti politik, Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

“Veprimet e paprecedent antishqiptare dhe skajshmërisht të egra e skandaloze të Edvin Kristaq Ramës, që tash e sa vite ai i zhvillon në kontinuitet kundër popullit dhe vendit tonë, fillimisht për ndarjen e Kosovës, e tashmë edhe për futjen e tërësishme të saj nën okupimin klasik të Serbisë, nuk janë më vetëm një skandal i thjeshtë dhe rastësi momentale, por kampanjë e rrezikshme antikombëtare dhe fushata më e egër "armiqësore" kundër lirisë së shqiptarëve dhe shtetit të pavarur të Kosovës. Në fakt, unë edhe para një viti kam kërkuar që kryeministri fatal i Shqipërisë Edvin Rama, të shpallet përfundimisht person non grata në Republikën e Kosovës, por përderisa edhe vet Kosova sundohej nga kuisling të tipit si Hashim Thaçi me shokë, i cili bashkëmendimtar dhe ortak të vetëm shqipfolës,për ndarjen e Kosovës e kishte dhe e ka vetëm Edvin Kristaq Ramen, kjo ishte e pamundur. Ndaj është koha e fundit që kundër një baroni të drogës dhe kryeministri të tillë sharlatan, i cili përbën rrezik permanent për vendin tonë,të organizohet një peticion gjithë popullor, për shpalljen definitive të filo-serbit dhe greko-shqipfolësit më të pështirë aktual, Edvin Kristaq Rama, Person NON-GRATA në Kosovë”, tha analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, është shumë e habitshme se si pikërisht në momentet kur ndonjë nga shtetet afrikane si Gana, nën ndikimin e Serbisë bënë tërheqjen e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur, Shqipëria në vend se t’i dal krah dhe kundërvihet me vendosmëri veprimeve të tilla, vet kryeministri Rama nxiton të fus edhe në hartë shtetin e pavarur të Kosovës si pjesë të Serbisë.

“Kështu që sidomos tani pas pozicionimit të hapur të Edvin Kristaq Ramasis-it, kundër Republikës së Kosovës dhe në krah të Aleksandër Vuçiqit për “mini shengenin ballkanik",kur ai vet po dëshmon publikisht se nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës, dhe se deri më tani këtë e ka bërë vetëm sa për sy e faqe dhe në mënyrë tërësisht mashtrimtare, Kosova përfundimisht duhet të veprojë, si shtet serioz dhe ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për bllokimin dhe përjashtimin e tij nga çfarëdo lloj përzierje në punët e Kosovës”, theksoi Qarri.

Edhe zhvillimet e fundit, sipas Qarrit, po dëshmojnë katërçipërisht se përveç Serbisë së Vuçiqit, Kosovën nuk e “njeh” as kryeministri, siç e quan ai matrapaz i Shqipërisë, Edvin Kristaq Rama, i cili veçanërisht këtë muaj, pa asnjë arsye dhe nga pozicione aspak dashamirëse ka sulmuar armiqësisht në vazhdimësi Kosovën dhe politikanët kosovarë.

“Madje përveç daljes në mbrojtje të nismës së Vuçiqit për mini shengenin ballkanik, përveç Serbisë së fundi,në faqen e tij zyrtare, teksa bënte sikur publikonte një video ku gjoja tregonte një investim për furnizim me ujë, Edvin Kristaqi ofendon rëndë Kosovën dhe kauzën e pavarësisë së qytetarëve të saj, duke përdorur një hartë në të cilën Kosova edhe 20 vite pas çlirimit, shfaqet nga ai, si pjesë e Serbisë. Lojërat e tij nuk marrin fund me kaq, megjithëse pas reagimeve të shumta nga Kosova kundër këtij skandali, Rama bënë sikur ka ndërhyrë në editimin e videos, duke e shkurtuar paksa atë, kinse për të mos u parë e gjithë harta”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Qarri ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

“"Zbuluesi" më qesharak dhe "shpikësi" utopik i shekullit XXI, i patikave "adidas", si dhe kryeministri më manjak e skandaloz që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, psikopati Edvin Kristaq Rama-sis, ashtu siç shihet kudo në Evropë me tallje e përbuzje të dukshme dhe askush nuk e merr, për përfaqësues serioz të një shteti, edhe në Kosovë duhet të shihet si i tillë dhe trajtohet po në të njëjtën mënyrë. Përderisa ai paraqitet kaq armiqësisht kundër Kosovës dhe vazhdon ta konsiderojë atë si pjesë te Serbisë, nuk mund të quhet më vetëm rastësi as skandal i thjeshtë por thika më e rëndë pas shpine për Kosovën, e cila pas Vojisllav Sheshelit, përfundimisht duhet ta shpallë edhe manjakun greko-shqipfolës Edvin Kristaq Ramasis, person non grata dhe ndalojë atij me ligj hyrjen në Kosovë”, përfundoi Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)