Serbia dhe Rusia “dolli” për suksesin e tyre kundër Kosovës

  • 21 nëntor 2019 - 07:56
Serbia dhe Rusia “dolli” për suksesin e tyre kundër Kosovës

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq sot në Moskë ka deklaruar se Serbia po vazhdon luftën e saj për të vendosur dhe ruajtur integritetin dhe sovranitetin e saj territorial, duke shprehur mirënjohje për Federatën Ruse për mbështetjen.

Stefanoviq e ka falënderuar Rusinë për mbështetje në parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Ministri serb bëri vizitë dy-ditore në Moskë me rastin e një takimi të zyrtarëve të lartë të sigurisë dhe u takua me Sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, Nikolai Patrushev.

Patrushev theksoi mbështetje për zhvillimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e sigurisë, por edhe për çështje të tjera me interes kombëtar për Serbinë. Ai ka shtuar se takimet e zyrtarëve të lartë të sigurisë mes dy shteteve,  kontribuojnë  dhe i japin shtysë dinamizimit në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Stefanoviq dhe Patrushev kanë diskutuar gjithashtu sfidat aktuale të sigurisë, përfshirë Serbinë dhe Rusinë duke theksuar se situata aktuale e sigurisë në botë është komplekse.

Ata ranë dakord që lufta e suksesshme kkundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe kërcënimeve në internet kërkon bashkëpunim të ngushtë midis autoriteteve përkatëse të të gjitha vendeve, pasi kjo është thelbëse për arritjen e rezultateve të mëtutjeshme.

(Kosova Sot Online)