Viti i Ri afër, kjo komunë furnizohet me dhurata për punonjësit

  • 21 November 2019 - 08:05
Viti i Ri afër, kjo komunë furnizohet me dhurata për punonjësit

Fundi i vitit po afron, ndërkohë që shumë institucione përgatitin dhurata për punonjësit e tyre.

E njëjta ka vepruar edhe komuna e Ranillugut, e cila ka nënshkruar një kontratë për furnizim me dhurata për VItin e Ri.

Vlera e parashikuar e kontratës fillimisht ka qenë 2.500,00 euro, porse e njëjta është finalizuar për shumën prej 2.325,00.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik ” OLTI & KENZA ” SH.P.K.

Sipas prokurimit, tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët ka qenë 2.325,00.

(Kosova Sot Online)