Rrugëtimi i taksës

  • 21 nëntor 2019 - 09:04
Rrugëtimi i taksës

Më 21 nëntor, taksa e autoriteteve të Kosovës, në importet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, mbush një vit. Në këtë video e kemi rikujtuar rrugëtimin e kësaj mase, për të kuptuar dobitë apo dëmet që i ka sjellë ajo.

Propozimi erdhi nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili në të njëjtën mbledhje kërkoi edhe largimin e të gjitha produkteve në të cilat shkruan “Kosova e Metohija”.

Ky vendim i qeverisë kosovare erdhi vetëm një ditë pasi vendi dështoi të anëtarësohej në Interpool për shkak të fushatës së egër serbe kundër Kosovës.Kryeministri Ramush Haradinaj e mbështeti nismën duke thënë se ajo do të mbetet deri në reflektimin e Beogradit dhe njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia.

Një vit më pas, Kosova nuk është njohur nga Serbia por shumëçka ka ndryshuar pas ngjarjeve që rrodhën më pas.Të parët që reaguan ishin serbët të cilët filluan me protesta e që u pasua me dorëheqjet e kryetarëve të komunave serbe, të cilët vetëm disa muaj më vonë në zgjedhjet e jashtëzakonshme u rizgjodhën.

(Kosova Sot Online)