Sulmoi fizikisht motrën, arrestohet një person në Ferizaj

  • 21 November 2019 - 10:11
Sulmoi fizikisht motrën, arrestohet një person në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se është arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i njejti sulmoi fizikisht motrën e tij.

Viktima ka pranuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)