Theret me thikë një person në Prizren

  • 21 November 2019 - 10:13
Theret me thikë një person në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se një person është therrur me thikë dje në Prizren.

Sipas policisë, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që dyshohet se është therrur me thikë nga një person i dyshuar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa njësia përkatëse është duke e hetuar rastin.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që dyshohet se është i therur me mjet të mprehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktima ka vazhduar tretmanin mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Njësia përkatëse policore është duke e hetuar rastin”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)