Gjakovari në gjendje të dehur, e sulmon një person

  • 21 November 2019 - 10:19
Gjakovari në gjendje të dehur, e sulmon një person

Policia e Kosovës kanë njoftuar përmes raportit 24 orësh se kanë arrestuar një person në Gjakovë, pasi që në gjendje të dehur nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht një person.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar. Po ashtu i dyshuari ka shkaktuar edhe dëme materiale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)