Rinumërohen mbi 1000 kuti

  • 21 November 2019 - 12:18
Rinumërohen mbi 1000 kuti

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve me vendim të PZAP-it.

Deri më tani janë rinumëruar mbi 1000 kuti apo afër 80% të vendvotimeve.

Nga rinumërimi nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Në anën tjetër, Nisma në bazë të rinumërimit vazhdon të qëndrojë stabile mbi prag me rreth 30 vota. 

Me kaq vota mbi prag sa ka Nisma, kishte filluar rinumërimi i votave. Në bazë të këtij trendi nuk pritet ndonjë ndryshim deri në rinumërimin edhe të 400 vendvotimeve.

(Kosova Sot Online)