Fotografia e ushtrisë që bën krenar çdo kosovarë

  • 21 November 2019 - 12:29
Fotografia e ushtrisë që bën krenar çdo kosovarë

Shteti i Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar u bë me ushtri.

FSK-ja sot mund të krahasohet me të gjitha shtetet e rajonit, sepse këta djem e vajza na kanë bërë të ndihemi mirë e krenarë në të kaluarën në çdo trajnim, shkollim ose stërvitje që kanë bërë me forcat e rajonit ose të shteteve të NATO-s kjo forcë është thuajse në nivel të barabartë me ushtritë e rajonit për ta përmbushur misionin. 

Edhe më krenar na bën kjo fotografi që sot po qarkullon në rrjete sociale të cilën e ka publikuar një pjesëtar i Ushtrisë së Kosovës, e ku shihen disa vetura të ushtrisë të cilët janë nisur drejt detyrës së tyre.

Detyrat e përgjithshme të Ushtrisë së Kosovës janë: Mbrojtja e integritetit territorial të Republikës së Kosovës, Mbrojtja e qytetarëve dhe komuniteteve të Republikës së Kosovës, Mbështetja ushtarake autoriteteve civile si dhe Pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare.

(Kosova Sot Online)