Shkrimi në New York Times në 1-vjetorin e tarifës, vështirë se Albin Kurti do ta heqë atë

  • 21 November 2019 - 13:16
Shkrimi në New York Times në 1-vjetorin e tarifës, vështirë se Albin Kurti do ta heqë atë

Më 21 nëntor, taksa e autoriteteve të Kosovës, në importet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, ka mbushur një që kurë ka hyrë në fuqi. E pikërisht në një vjetorin e taksës, prestigjiozja amerikane Nju Jork Times i ka kushtuar një shkrim vendimit të Haradinajt për vënien e taksës. Në shkrimin e NYT hidhen dilema nëse qeveria e re në krye me Albin Kurtin do të mund ta heq taksën e vendosur nga qeveria e kaluar një vit më parë.

Sipas prestigjiozes amerikane, kabineti i ri i Kosovës nuk ka shumë gjasa që të heqë tarifat të cilat vlejnë për importimin e produkteve serbe dhe boshjnake. 

NYT, në shkrimin e saj tutje e kujton një deklaratë të kandidatit  për kryeministër nga rradhët e VV’së, Albin Kurti, partia e të cilit i fitoi zgjedhjet e tetorit kishte thënë se se tarifa e vendosur nga Kosova për produktet serbe e boshnjake, tregon se vendi ka sovranitet dhe subjektivitet të plotë ndërkombëtarë.

E sipas shkrimit të NYT që nga vendosja e taksës 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake, në të gjitha dyqanet e Kosovës nuk mund të shihet as edhe një produkt i shtetit fqinjë.

Naim Krasniqi, një pronar i dyqaneve të vogla në Kosovë, thotë se tarifa 100% e vendosur një vit më parë nga qeveria është e drejtë pasi Serbia po bllokon të gjitha mallrat nga Kosova.

“Ne mund të jetojmë pa to”, thotë Krasniqi për mallrat serbe, të cilat  në dyqanet kosovare tani zëvendësohen kryesisht nga importet nga Kroacia, Maqedonia e Veriut apo Bullgaria.

(Kosova Sot Online)