Aksident, vetura përfundon tek hyrja e një dyqani

  • 21 November 2019 - 15:55
Aksident, vetura përfundon tek hyrja e një dyqani

Mesditën e sotme një aksident ka ndodhur në Fushë Krujë.

Raportohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar brenda një dyqani celularësh.

Mjeti tip ‘Benz’, drejtohej nga Avni Elezi.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke përfunduar brenda dyqanit.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar në njerëz.


(Kosova Sot Online)