Pamje nga seanca për vrasjen me pagesë në Deçan, ku të akuzuarit u dënuan me 49 vite burgim

  • 21 nëntor 2019 - 15:56
Pamje nga seanca për vrasjen me pagesë në Deçan, ku të akuzuarit u dënuan me 49 vite burgim

Gjykata Themelore në Pejë sot ka shpallur aktgjykim dënues ndaj katër të akuzuarve për vrasje me pagesë në Deçan. Bekim Raja, Avni Sinanaj, Murat Sinanaj dhe Gjon Pnishi janë dënuar me 49 vite burgim për vrasjen e Ferdinand Gjinit

Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Sami Sharraxhiu, i akuzuari Murat Sinanaj është dënuar me 19 vite burgim, i akuzuari Bekim Raja me 15 vite burgim, i akuzuari Avni Sinanaj me 9 vite burgim kurse i akuzuari Gjon Pnishi me 6 vite burgim.

Fillimisht, në këtë rast ka qenë i akuzuar Gjon Pnishi, i cili ishte shpallur fajtor për këtë vrasje. Ai u dënua me 17 vite burgim për vrasje të rëndë, ndërsa dy vite të tjera për armëmbajtje dhe shfrytëzim pa autorizim të saj. Gjithsej, gjykata dënim unik llogariti 18 vite për vrasësin 40 vjeçar.

Por, pas këtij dënimi, ai ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë në lidhje me vrasjen e Ferdinand Gjinit, për çka edhe Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rigjykim, në shkurt të vitit 2017.

Media iu sjell fotografi dhe video nga seanca gjyqësore:

(Kosova Sot Online)