E pabesueshme kush ankohet për rrogë: Marr sa roja i Ministrit të Brendshëm të Kosovës

  • 21 November 2019 - 18:35
E pabesueshme kush ankohet për rrogë: Marr sa roja i Ministrit të Brendshëm të Kosovës

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qënë i pranishëm ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Teksa fliste për pagat e ulëta që paguhen punonjësit e Policisë së Shtetit, Lleshaj ka parë me vend që për të provuar faktin të përmendë edhe rrogën e tij.

Image

Në fjalën e tij, ministri i Brendshëm është “qarë” për pagën duke treguar pa asnjë kompleks se paguhej për shërbimet po aq sa roja i homologut të tij në Kosovë, duke vënë në dukje se me kolegun nuk kishte asnjë krahasim.

Lleshaj ka shtuar se nuk kishte asnjë dijeni lidhur me diferencën e thellë, të cilën e kishte mësuar vetëm gjatë një takimi me homologët e Ballkanit, me të cilët mesa duket ka folur edhe pagat. Mesa duket homologu nga Kosova i ka rrëfyer gjithë krenari se për sigurinë e tij, roja merr plot 900 euro.

“A është parashikuar rritje pagash? Nuk është parashikuar në këtë buxhet , se nuk është bërë për asnjë institucion. Sigurisht që duhet rritje dhe do parashikohet në 6 mujorin e dytë. Gjatë një takimi që pata me ministrat e Ballkanit mora vesh se roja i Ministrit të Brendshëm të Kosovës tha se merrte 900 € pagë. I thashë aq e kam edhe unë”, tha Lleshaj në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Pasi mbaroi historinë me rrogën e tij, edhe njëherë ministri i Brendshëm ka risjellë në vëmëndje shpërndarjen e projekt-buxhetit për vitin 2020, i cili edhe këtë vit do të lërë ministrin inverior ndaj kolegëve të rajonit. 

Ndoshta në një ftesë tjetër në Komision, Lleshaj do të mund të gjejë kohën të flasë për uniformat, mungesën e parave për naftën e makinën dhe për të kaluar më pas në shpezimet e luksit, në rritjen e rrogës së policave.


(Kosova Sot Online)