Pamjet e pasurisë përrallore të grabitësve shqiptarë… të gjithë të papunë!

  • 21 November 2019 - 20:53
Pamjet e pasurisë përrallore të grabitësve shqiptarë… të gjithë të papunë!

Një bandë grabitësisht shqiptarë është shkatërruar nga policia italiane në Umbria. Operacioni nisi me ndjekjen e një makinë Alfa Romeo ‘Giulietta’ me targa të vjedhura e cila qarkullonte në qytet.

Me ndalimin e makinës, prej aty dolën 5 persona. Shqiptarët në fjalë janë përplasur fizikisht me karabinierët dhe prej përleshjes dy prej tyre arritën të shpëtojnë.

Por ajo që policia gjeti në makinën e shqiptarëve ngriti dyshimet se përpara tyre nuk ishin thjesht disa persona problematikë. Në makinë u gjetën disa sende që përdoreshin për të kryer grabitje, por edhe një pistoletë e cila ishte në brezin e njëri prej personave të arrestuar. Edhe pistoleta e llojit ‘Beretta’ ishte e vjedhur.

Në kontrollin e banesës ku qëndronin të rinjtë, u gjet një sasi e madhe bizhuterish floriri, karta identiteti, mjete drejtimi të falsifikuara si dhe të tjera pajisje me vlerë që idhin vjedhur.

Në një tjetër banesë ku qëndronte njëri prej shqiptarëve u gjetën po ashtu disa mjete për paketimin e drogës, rreth 5 mijë euro, bizhuteri të tjera si dhe një bllokues për përgjimet e komunikimeve telefonike.

E teksa policia deri më tani kishte gjetur prova të mjaftueshme se kishte të bënte me një bandë të strukturuar grabitësh, sërish ‘pasuria’ që të rinjtë kishin vjedhur nuk kishte mbaruar.

Në një tjetër ndërtesë në zonën e Spoletos, karabinierët mundën të gjejën një audi A4 model sportiv e cila ishte përdorur në disa jedhje.

Asnjëri prej të arrestuarve dhe atyre që janë shpallur në kërkim nuk punonte, teksa qëndrimi i tyre në Itali ‘kamuflohej’ me identitete dhe letra false.

(Kosova Sot Online)