Haziri me akuza të rënda ndaj Behgjet Pacollit: I zhytur në krim të organizuar dhe...

  • 22 November 2019 - 07:31
Haziri me akuza të rënda ndaj Behgjet Pacollit: I zhytur në krim të organizuar dhe...

“Rasti i sapo raportuar nga media i emërimit konsull në Mal të Zi, të oligarkut Blerim Devolli nga ana e ministrisë së jashtme të udhëhequr po ashtu nga një oligark tjetër me lidhje të dyshimta jo vetëm në Kosovë, siç është Behgjet Pacolli, dhe sa e sa raste të tjerë të emërimeve të tilla, keqpërdorimit të buxhetit të shtetit, keqpërdorimit të pozitës shtetërore për interesa personale e klanore, tregon se sa i strukturuar është rrjeti I krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Veprimi i guximshëm i drejtësisë kroate, shtet i cili më në fund e nxori para gjyqit ish kryeministrin e vendit, Ivo Sanader, i cili u ndëshkua për korrupsion me masa të ashpra, deri me konfiskimin e pasurisë së familjes së tij të gjerë, është parë si një shembull pozitiv që duhet të ndiqet edhe nga drejtësia kosovare. Por për të shkuar deri aty, analistët politikë kërkojnë që të zhvillohen reforma rrënjësore në drejtësi, pasi Kosova është akoma shumë larg reformave të zhvilluara në shtetin kroat.

Kështu ka thënë për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Nexhat Haziri.

Image
Nexhat Haziri

“Për ta marrë një model si ai i Kroacisë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, rasti me ish-kryeministrin kroat Ivo Sander dhe dënimin e tij, Kosovës i duhet kohë, për faktin se i tërë sistemi, jo vetëm ai i drejtësisë në Kosovë, është kapur nga një rrjet krimi i organizuar mirë dhe i strukturuar mirë. Rasti i sapo raportuar nga media i emërimit konsull në Mal të Zi, të oligarkut Blerim Devolli nga ana e ministrisë së jashtme të udhëhequr po ashtu nga një oligark tjetër me lidhje të dyshimta jo vetëm në Kosovë, siç është Behgjet Pacolli, dhe sa e sa raste të tjerë të emërimeve të tilla, keqpërdorimit të buxhetit të shtetit, keqpërdorimit të pozitës shtetërore për interesa personale e klanore, tregon se sa i strukturuar është rrjeti I krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë”, tha analisti Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, derisa shteti nuk çlirohet nga elementët e tillë kriminal të tipit Pacolli, as që mundë të flitet për sistem të pavarur të drejtësisë të modelit kroat që ndjek edhe krerët e shtetit, prandaj në këtë pikë duhet të fokusohet më së tepërmi edhe qeveria e re në ardhje.

“Andaj për çkapjen e shtetit, pastrimin e institucioneve, sidomos ato të drejtësisë dhe të sigurisë nga elementi kriminal, si parakusht për luftimin e zyrtarëve të lartë të korruptuar dhe të inkriminuar, mendoj se Kosovës i duhet kohë, pasi nuk do të jetë një proces i lehtë. Unë shpresoj se në këtë mandate të qeverisë Kurti, mund të bëhen hapa konkret që do të fillonin me një reformë të thelle në sistemin e drejtësisë dhe jo vetëm, që do të krijonte teren të përshtatshëm për hetim dhe dënim të gjithë atyre zyrtarëve të lartë shtetëror të cilët kanë abuzuar me pozitën zyrtare dhe të iu konfiskohet edhe pasuria e fituar në mënyrë të kundërligjshme. Të tillët, qytetarët i dinë edhe me emra, por që kanë qenë të paprekshëm nga drejtësia për shkak të fuqisë së tyre të ndikimit politik”, shtoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

“Ky proces, sikur atë që e ndoqi edhe Kroacia, do të jetë obligimi për qeverinë e re të Kosovës, pasi është një nga kriteret kryesore të Brukselit për integrimin e vendit drejt BE-së, dhe për mungesën e rezultateve të prekshme në fushën e sundimit të ligjit, Kosova ka ngecur edhe sa i përket liberalizimit të vizave”, përfundoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)