Kurti: Do të bëjmë bashkimin kombëtar

  • 22 November 2019 - 07:49
Kurti: Do të bëjmë bashkimin kombëtar

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga VV-ja, ka deklaruar se partia që udhëheq ai dhe anëtarët e saj e duan bashkimin kombëtar.

Kurti duke treguar arsyet se pse VV’ja do të bëjë marshim më 28 nëntor në Tiranë, ka thënë se anëtarët e partisë së tij janë demokratë dhe e duan bashkimin kombëtar.

“Ne jemi demokratë, ne e duam bashkimin kombëtar dhe sa më shumë aktivitete më 28 në frymën e bashkimit, aq më mirë është. Të zbatohen marrëveshjet që janë midis Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë qendra e LVV në Tiranë është e regjistruar si OJF, dhe se nuk është pozitë e as opozitë.

“Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë nuk është as pozitë as opozitë, ajo është regjistruar si OJF.Ne e kemi frymën e përbashkët por nuk dirigjojmë dhe drejtojmë njëri tjetrin”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)