Paralajmërohet sfida e madhe për Kosovën: Ja e vërteta e pazarit Thaçi-Vuçiq për...

  • 22 November 2019 - 12:18
Paralajmërohet sfida e madhe për Kosovën: Ja e vërteta e pazarit Thaçi-Vuçiq për...

“Të gjithë e dimë se z. Thaçi ka dy vjet që po e proklamon bashkimin e Luginës me Kosovën, në njërën anë dhe, në anën tjetër, krimineli Vuçiq deklaron marrjen e Kosovës veriore. Pra kjo provon ndarjen. Është anomale të thyhen teoritë e tilla dhe mos të kemi ndarje. Por, ajo që Kosovës i intereson është Ujmani, Mitrovica, Trepça dhe pozita e kishave ortodokse në Kosovë. Nuk munden kurrë që shqiptarët të dakordohen me humbjen e aseteve jetike të Kosovës dhe për të lejuar exterritorialitet ose Asociacion serb, pushtet serb brenda Kosovës”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori i njohur i së drejtës Muhamet Kelmendi, veprimtar i çështjes kombëtare, një nga themeluesit e LPK-së dhe të UÇK-së, duke komentuar deklaratën e Ish zyrtarit të Departamentit amerikan të Shtetit, e analistit James Hooper, i cili ka thënë se një marrëveshje Kosovë-Serbi ekziston, por vështirësia është te zbatimi i saj, konsideron se diplomati amerikan vetëm sa e ka konfirmuar një të vërtetë të pjesshme të asaj që ne po e shohim dita ditës me pasojat e funksionimi të brishtë të shtetit të Kosovës.

Sipas Kelmendit, paraprakisht janë vënë edhe në funksion, disa nga konturat e asaj marrëveshje akoma të pa shpallur dhe të pa miratuar zyrtarisht, e cila për objektiv kryesor ka copëtimin e shtetit të Kosovës përtej kufijve ekzistues.

Image
Muhamet Kelmendi

“Elementet e një marrëveshjeje veç i kemi parë. Ndoshta jo tërësisht siç dëshirojmë, por mjetet e informimit kanë dhënë informacione të ndryshme mbi atë. Marrëveshja që z. Hooper bëri fjalë, dhe tha se parashikon ndërrim të territorit. Kjo jo pse unë e kame lexuar të njëjtën, por mbështetur në propagandën e dy bashkëbiseduesve, të kriminelit Vuçiq dhe të z. Thaçi, mundë të konkludohet se kemi të bëjmë me ndërrim të territoreve”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, nuk është rastësi pse Hashim Thaçi nuk heq dorë njëherë nga opsioni i bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, pasi sipas tij, ky opsion përdorët për ta mbuluar pazarin e keq, antikombëtar që ai e ka bërë për t’ia falur Serbisë Veriun e Kosovës.

“Të gjithë e dimë se z. Thaçi ka dy vjet që po e proklamon bashkimin e Luginës me Kosovën, në njërën anë dhe, në anën tjetër, krimineli Vuçiq deklaron marrjen e Kosovës veriore. Pra kjo provon ndarjen. Është anomale të thyhen teoritë e tilla dhe mos të kemi ndarje. Por, ajo që Kosovës i intereson është Ujmani, Mitrovica, Trepça dhe pozita e kishave ortodokse në Kosovë. Nuk munden kurrë që shqiptarët të dakordohen me humbjen e aseteve jetike të Kosovës dhe për të lejuar exterritorialitet ose Asociacion serb, pushtet serb brenda Kosovës”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, Kelmendi thotë se këto dy çështje do të jenë sfidë e madhe dhe shqetësuese për ballafaqim me to, jo vetëm për Qeverinë e ardhshme të Kosovës, por edhe për qytetarët.

“Edhe populli i ynë gjendet në një sfidë të madhe... si të veproj? Marrëveshja për të cilën z.Hooper fletë parasheh ndarjen. A duhet pranuar këtë rrugë të dëmshme. Në të dyja anët e kufirit kemi historikisht territore shqiptare. Shumë prej tyre janë asimiluar. Por, kjo nuk është e vetme. A ka mundësi të pranohet ndarja apo humbja e Mitrovicës, e Ujmanit dhe e Trepçës. Mendoj se nuk duhet pranuar. Kosova po që se i humbë këto asete humb shumë dhe kur kësaj ia shtojmë edhe exterritorialitetin e Graqanicës, Patriarkanës së Pejës, Manastirit të Deçanit si dhe të Asociacionit, dhe këtu pastaj thika hynë shumë thellë, dhe këtu është humbje historike tjetër e madhe e kombit. Këtej nuk ka se çka diskutohet”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)