Arrestohen dy shqiptarë dhe një serb në Gjilan për posedim të narkotikëve

  • 22 November 2019 - 12:40
Arrestohen dy shqiptarë dhe një serb në Gjilan për posedim të narkotikëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj  në Gjilan për posedim të narkotikëve.

Nga raporti i Policisë njoftohet se ata janë arrestuar para dy ditësh, një serb dhe një shqiptar shtetas të Serbisë dhe një shqiptar shtetas i Shqipërisë.

Gjatë kontrollit te i dyshuari serb janë gjetur dhe konfiskuar 5.1 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit kokainë, ndërsa te i dyshuari shtetasi i Shqipërisë  janë gjetur dhe konfiskuar para të gatshme.

Nga të dyshuarit është konfiskuar vetura me të cilën kishin qenë, dhe tre telefona celularë.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)