Vritet prokurori në sallën e gjyqit, arma e sjellë si ‘provë’ shkrepet aksidentalisht

  • 22 November 2019 - 14:06
Vritet prokurori në sallën e gjyqit, arma e sjellë si ‘provë’ shkrepet aksidentalisht

Një prokurore e Afrikës së Jugut, raportohet se ka vdekur këtë javë, pasi një armë e sjellë brenda një sallë gjyqi, si pjesë e provave në një rast të grabitjes në shtëpi, është shkrepur aksidentalisht, duke e goditur në trup.

Të hënën, Addelaid Ann Ferreira-Watt, 51 vjeç, iu nënshtrua plagëve të saj në një spital, pas incidentit në gjykatën rajonale të Ixopo, raporton FoxNews.

Një zëdhënës i policisë i tha për mediat se hetuesit tani po shqyrtojnë të shtënat si një vrasje të fajshme, por nuk është e qartë se kush mund të përballet me këto akuza.

“Pretendohet se më 18 nëntor në orën 15.20, një grua 51-vjeçare u dërgua në një spital, pasi ajo u godit nga një plumb në ijen e majtë. Ajo vdiq në spitalin “. “Pretendohet gjithashtu se arma u soll në gjykatë për t’u futur si ‘provë’, në një rast të grabitjes së shtëpive kur ajo u shkrep aksidentalisht në gjykatë,” tha zëdhënësi Jay Naicker.

(Kosova Sot Online)