Vendosen shenjat orientuese në hapësirat e QKUK-së

  • 22 November 2019 - 14:19
Vendosen shenjat orientuese në hapësirat e QKUK-së

Qytetarët që do të marrin rrugën drejt Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, tash e tutje do ta kenë më të lehtë të orientohen. Arsye për këtë është vendosja e shenjave për secilën klinikë dhe institucion brenda oborrit të QKUK’së.

Lajmin  për vendosjen e këtyre shenjave e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

“Më herët, pacientët kanë humbur shumë kohë, duke bredhur rrugëve, në pamundësi për të gjetur adresën e saktë për institucionet përkatëse shëndetësore. Implementimi i këtij projekti i ka dhënë një pamje tjetër QKUK-së, ndërsa pacientëve qasje më të lehtë për marrjen e shërbimeve”, thuhet në postimin e SHSKUK’së.

(Kosova Sot Online)