A duhet që burri të tregojë se kush është shefi – ja çfarë mendojnë gratë kosovare

  • 22 November 2019 - 15:57
A duhet që burri të tregojë se kush është shefi – ja çfarë mendojnë gratë kosovare

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka publikuar sot një anketë për mirëqenien dhe sigurinë e grave në Kosovë.

Tek pika 3 e kësaj ankete “Qëndrimet ndaj roleve gjinore dhe dhunës ndaj grave”, janë marrë disa perceptime jashtëzakonisht interesante sa u përket raporteve burrë -grua apo brenda çiftit.

Pjesë e një pyetësori të tillë kanë qenë 1 mijë e 990 gra të moshës 18 deri në 74 vjeç.

48 për qind e grave të anketuara mendojnë se është me rëndësi që burri t’i tregojë gruas/partneres së saj se kush është shefi, ndërsa 51 % nuk pajtohen me një gjë të tillë. 

Në këtë pjesë të anketës madje ka dalë edhe një perceptim jashtëzakonisht shqetësues, pasi që 26 % e të anketuarave mendojnë që është “Është obligim i gruas të ketë marrëdhënie seksuale me bashkëshortin e saj edhe nëse nuk e dëshiron”.

Përveç kësaj shumica e të anketuarave nuk pajtohen me atë se “Gruaja duhet të zgjedhë miqtë e saj edhe nëse burri nuk pajtohet”.

56 për qind nuk janë pajtuar më këtë gjë, ndërsa 42 për qind po.

Image

(Kosova Sot Online)