Ish agjenti dhe dëshmitari i Speciales, ka një porosi për Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn

  • 22 November 2019 - 18:02
Ish agjenti dhe dëshmitari i Speciales, ka një porosi për Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn

“Besoj se shumë vendime dhe emërime jo me vend, në mënyrë jo ligjore të presidentit Thaçi dhe kryeministrit të dorëhequr Haradinaj, do të anulohen dhe do të qiten në sitën e drejtësisë”, tha Mifttari për “Kosova Sot Online”.

Sipas ligjit në fuqi, për zgjedhjen dhe emërimin e drejtorit të AKI-së, kanë mbetur vetëm edhe 5 ditë afat për qeverinë dhe presidencën, për të gjetur dhe emëruar shefin e ri të AKI-së.

E lidhur me këtë situatë të krijuar tani, për “Kosova Sot Online” ka folur njohësi i fushës së sigurisë dhe ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari, i cili së fundi i intervistua në Gjykatën Speciale në cilësinë ë dëshmitarit.

Image
Naim Miftari

Sipas Miftari, as kryeministri të largim, Ramush Haradinaj dhe as presidenti, Hashim Thaçi nuk do të duhej të merreshin më me çështjen e zgjedhjes dhe të emërimit të ndonjë kandidati të ri për shef të AKI-së, para se të formohet qeveria e re, ngase me kërkesën e Shpend Maxhunit për rikthim në polici, po zbardhet krejt skema e skandaleve që kanë ndodhur në AKI, nga të cilat tani po tenton të largohet dhe nxirret si i pafajshëm Shpend Maxhuni, madje duke e shpikur arsyen e largimit me çështje shëndetësore, që mundë të jetë një gënjeshtër e kurdisur nga Hashim Thaçi.

Sipas Miftarit, edhe reagim i Albin Kurtit, është paralajmërim serioz për Haradinajn dhe Thaçin, që të mos ndërmarrin veprime për ta deleguar të preferuarin e tyre dhe të kontrolluarin nga ish partnerët e PAN-it në AKI, në këtë institucion të lartë të sigurisë i cli për gjatë gjithë kohës së qeverisjes nga PDK dhe së fundi nga koalicioni PAN, mbahet mend vetëm për skandale, dhe duke mos dhënë përgjegjësi para ligjit asnjë nga shefat e deritanishëm.

“Thuhet se gënjeshtra i ka këmbët e shkurta, derisa kryeministri i dorëhequr e dekoroj ish shefin e AKI Shpend Maxhunin, duke deklaruar se dorëheqja bëhet për shkaqe shëndetësore, kurse vetëm disa ditë më vonë Shpend Maxhuni vetë kërkon të kthehet në policin e Kosovës ku kishte punuar ma par. Pra del se kjo deklaratë e kryeministrit për shëndet të shefit të AKI nuk ishte e vërtetë, ishe gënjeshtër, dhe besoj se presidenti Thaçi e ka gënjyer kryeministrin Haradinaj lidhur me shkaqet e dorëheqjes së shefit të AKI”, shtoi Naim Miftari për “Kosova Sot Online”. 

Miftari ka treguar së në të kaluarën si polic, ka punuar disa muaj me ish shefin e AKI-së Shpend Maxhunin dhe e njeh së afërmi karakterin e tij nënshtrues, dhe krejt të ndikuar nga shefat e SHIK-ut dhe PDK-së.

“Ai njihet si njeri servil i Hashim Thaçit dhe Elmi Reqicës. Unë e kam pasur koleg por Shpendi është dashtë të jep dorëheqje kur policia e Kosovës në mënyrë jo ligjore, me urdhra private të Hashim Thaçit dhe Behxhet Pacollit kanë urdhëruar kidnapimin e 6 shtetasve Turq dhe dorëzimin ilegal të tyre diktatorit Turk Taip Erdoganit. Pra shoku im nga policia e Kosovës atëherë ose është dashtë të jep dorëheqje ose me u shkarkua, pasi ka qen njeriu kryesor i policisë së Kosovës”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Pas gjithë kësaj loje që është luajtur, dhe tendencës për ikje nga AKI-ja e kthim në policinë e Kosovës për t’i shpëtuar përgjegjësisë rreth skandaleve në AKI, Miftari thotë se karriera e Maxhunit është e përfunduar, sepse me ndryshimet politike edhe përgjegjësia do të adresohet.

“Unë mendoj se karriera e Shpend Maxhunit, e njeriut të afërt të Hashim Thaçit dhe Ilmi Reqicës ka përfunduar që nga rasti i kidnapimit dhe ekstradimit jo ligjor të 6 profesorëve turq në Kosovë. Dhe tani në Kosovë po fryjnë erëra tjera politike, me gjithë tentimet e presidentit në shkuarje e sipër që ti mbulon këmbët dhe duart e veta të implikuar jo ligjërisht në kidnapimin dhe ekstradimin e 6 qytetarëve, profesorëve Turq. Besoj se pushteti i ri, nëse zgjidhet kryeministër Albin Kurti, do ti vë pik në këtij rast edhe skandalit të atyre 6 profesorëve Turq, në të cilin skandal janë të implikuar privatisht njerëz të fuqishëm politik dhe të biznesit në Kosovë. Besoj se shumë vendime dhe emërime jo me vend, në mënyrë jo ligjore të presidentit Thaçi dhe kryeministrit të dorëhequr Haradinaj, do të anulohen dhe do të qiten në sitën e drejtësisë”, përfundoi Naim Mifttari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)