Rinumërohen 90% të vendvotimeve, ky është rezultati momental i NISMËS

  • 22 November 2019 - 21:38
Rinumërohen 90% të vendvotimeve, ky është rezultati momental i NISMËS

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve po vazhdon rinumërimi i votave të vendvotimeve me vendim të PZAP-it.

Deri tani janë rinumëruar votat e mbi 1200 kutive apo 85% të vendvotimeve. 

Renditja e subjekteve politike nuk ka ndryshuar nga rinumërimi. Nisma pas anulimit të pakove nga Serbia është mbi prag.

Partia e Fatmir Limaj e kishte filluar rinumërimin me rreth 30 vota plus dhe kjo gjendje nuk ka ndryshuar nga rinumërimi i deritanishëm.

Procesi i rinumërimit pritet të përfundoj në tërësi të dielen.

(Kosova Sot Online)