Ramush Haradinaj: Ne jemi mashtrues – unë, Albin Kurti, Isa Mustafa, Hashim Thaçi

  • 22 November 2019 - 22:05
Ramush Haradinaj: Ne jemi mashtrues – unë, Albin Kurti, Isa Mustafa, Hashim Thaçi

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, në një intervistë ka thënë se shumica e udhëheqësve politik janë mashtrues duke mos e përjashtuar as veten e tij.

Haradinaj i quajti mashtrues kandidatin për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, presidentin e shtetit, Hashim Thaçin. 

“Ne jemi mashtrues, shumica e udhëheqësve politik jemi mashtrues. Të gjithë ne, Isa Mustafa, Albin Kurti, Hashim Thaçi, të gjithë jemi mashtrues”, është shprehur Haradinaj.

Kjo sepse sipas tij nuk u bë reforma zgjedhore.

“Ne kemi premtuar reformën zgjedhore dhe ajo nuk u bë”, ka thënë Haradinaj.

(Kosova Sot Online)