Aeroporti i ri i Berlinit drejt hapjes – me nëntë vjet vonesë

  • 22 November 2019 - 22:18
Aeroporti i ri i Berlinit drejt hapjes – me nëntë vjet vonesë

Një problem që përfshin komponentët e ndërtimit në terminalin kryesor të Aeroportit Ndërkombëtar të Brandenburgut (BER) në Berlin mund të zgjidhet, deklaruan sot autoritetet.

“Është në rrugën e duhur”, theksoi Hartmut Zimmermann, inxhinier i provës për rrethin Dahme-Spreewald.

Pas vështirësive të shumta dhe pas një vonese 9-vjeçare, BER është planifikuar të fillojë operimin në tetor të vitit 2020.

Planifikimi për aeroportin filloi në vitin 1992, menjëherë pas ribashkimit gjerman, por planifikimi i dobët dhe defektet në ndërtim çuan në vonesa dhe rritje të kostove.

(Kosova Sot Online)