Kriminelët më të kërkuar të Europës arrestohen pas dy dekadave në arrati

  • 22 November 2019 - 23:19
Kriminelët më të kërkuar të Europës arrestohen pas dy dekadave në arrati

Kriminelët më të kërkuar të Europës, në arrati për më shumë se dy dekada, janë arrestuar në Bregun e Fildishtë.

Jean-Claude Lacote, 53 vjeç, dhe partnerja e tij Hilde van Acker, 56 vjeç, u arrestuan në kryeqytetin e Bregut të Fildishtë, Abidjan në fillim të kësaj jave, raporton policia lokale.

Ata janë kërkuar nga autoritetet evropiane për 23 vjet mbi vrasjen e një biznesmeni britanik në Belgjikë.

Biznesmeni, Marcus Mitchell, u vra në De Haan në maj 1996 pasi u qëllua dy herë në kokë. Sipas mediave belge, biznesmeni kishte zbuluar se po mashtrohej.

Lacote, me shtetësi franceze dhe Van Acker, me shtetësi belge, u arrestuan fillimisht, por më vonë u la të lirë për mungesë provash.

Më pas ata ikën në Afrikën e Jugut dhe ndërtuan një jetë disa vjeçare përpara se të detyroheshin të iknin përsëri.

Lacote ka jetuar në shtëpi të ndryshme në Afrikën e Jugut. Ai iu ka mbijetuar një sërë kërkesash për ekstradim për në shtetet europiane. 

Ai arriti të shpëtojë nga burgu në vitin 2008. Dyshja, të cilët u dënuan në mungesë në vitin 2011 me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marcus Mitchell, u dënuan gjithashtu në raste të ndara në Francë dhe Gjermani në vitin 2012.

Lacote, i cili nuk ishte në seancën dëgjimore të vitit 2012, u dënua me pesë vjet burg për mashtrim në një bandë të organizuar, kërcënime me vdekje dhe pjesëmarrje në një shoqatë të kriminelëve, sipas policisë së Bregut të Fildishtë.

Ndërkohë, Van Acker, që ishte e pranishme në seancë, iu dha dy vjet si bashkëpunëtor.

(Kosova Sot Onlien)