Burg për dy shqiptarë në Britani, menaxhonin një fabrikë droge

  • 23 November 2019 - 08:35
Burg për dy shqiptarë në Britani, menaxhonin një fabrikë droge

Dy të rinj shqiptarë janë lënë në burg nga autoritetet e Birmingamit në Britani, të cilët akuzohen për trafik droge.

Rajmond Dani, 24 vjeç dhe Adrian Gollakij, 29 vjeç menaxhonin një fabrikë droge me vlerë 450 mijë paund.

Pas kontrolleve të policisë u gjet e kultivuar një sasi e konsiderueshme kanabisi, në një dhomë.

Dy të rinjtë u dënuan me 18 muaj burg pasi pranuan akuzën për prodhimin e drogës.

Një prej policëve që mori pjesë në operacion tha se vendi ku ishte kultivuar droga ishte tepër i sofistikuar.

Oficerët gjetën gjithsej 541 bimë, si edhe një qese të madhe kanabisi. Përpara gjykatës, shqiptarët thanë se kishin para borxh tek ata që i kishin ndihmuar për të shkuar në Angli. 

(Kosova Sot Online)