Kapet duke vjedhur në qendër tregtare në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

  • 23 November 2019 - 11:01
Kapet duke vjedhur në qendër tregtare në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë.

I dyshuari mashkull K/Shqiptar kishte hyrë dje në orët e mëngjesit në një qendër tregtare për të kryer vjedhje dhe i njëjti është kapur në flagrancë.

I dyshuari kishte depërtuar brenda në objekt duke thyer xhamin e derës së objektit dhe kishte vjedhur artikuj ushqimor të cilat i janë konfiskuar dhe prapë ju kanë kthyer pronarit.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

(Kosova Sot Online )