Hidhet një bombë në një parking në Gjilan

  • 23 November 2019 - 11:28
Hidhet një bombë në një parking në Gjilan

Në mesnatën e 22 nëntorit është hedhur një granat dore në një parking në Gjilan. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar katër automjete me targa vendore.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se po merren me rastin.

Deri tani nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar  se në parkingun e veturave është gjuajtur një mjet shpërthyes nga persona  të panjohur, si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar katër automjete me targa vendore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për të lënduar apo ndonjë person të arrestuar, nuk dihet motivi i këtij rasti. Policia po e trajton rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )