Vjedhin një çantë në autobus, arrestohen katër persona

  • 23 November 2019 - 12:07
Vjedhin një çantë në autobus, arrestohen katër persona

Katër persona janë arrestuar në fshatin Shtedim të Podujevës, nën dyshimin se të njëjtit në autobusin e një agjencie turistike kishin vjedhur çantën e viktimës femër.

Në një objekt përcjellës të shtëpisë të njërit prej të dyshuarve është gjetur çanta e viktimës me gjësendet e vjedhura përveç parave dhe kartelave bankare.

Me urdhër të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)