Zaev: Jam maqedonasi i parë që lufton hapur për të drejtat e shqiptarëve

  • 23 November 2019 - 13:07
Zaev: Jam maqedonasi i parë që lufton hapur për të drejtat e shqiptarëve

Në një intervistë për media, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka theksuar se është maqedonasi i parë që hapur lufton për të drejtat e shqiptarëve.

Ai madje tha se për këtë gjë ndihet krenarë pavarësisht se ka humbur vota tek elektorati maqedonas. Mirëpo Zaev thotë se do të vazhdojë të luftojë për krijimin e një shteti multi-etnik ku nuk do të ketë dallime.

“Jam maqedonasi i parë që lufton hapur për shqiptarët, kam shenja në fytyrë për këtë, por jam krenar. Kam humbur disa vota maqedonase, por kjo është e ardhmja e këtij vendi multietnik”, thotë Zaev.

(Kosova Sot Online )