Goditi 12 herë me thikë djalin e xhaxhait për 12 mijë lekë, kuksiani ekstradohet nga Anglia

  • 23 November 2019 - 13:29
Goditi 12 herë me thikë djalin e xhaxhait për 12 mijë lekë, kuksiani ekstradohet nga Anglia

Ekstradohet nga Anglia në Shqipëri për të vuajtur dënimin për vrasje 35-vjeçari nga Kukësi Granit Shehu, që është dënuar me 16 vite burg më datë 03.10.2018. Ai u kap në Angli në 20 shkurt të këtij viti, ndërsa sot është ekstraduar.

Më 16 shtator të 2015 ai vrau me 12 goditje thike djalin e xhaxhait, Milazim Shehu. Viktimën e qëlloi tek dera e shtëpisë së këtij të fundit, duke e lënë të vdekur.

Si shkak sipas hetimit të prokurorisë ka shërbyer, një pretendim i autorit të krimit Granit Shehu se vajza e të ndjerit, i kishte vjedhur në banesë një sasi prej 12 mijë lekësh të reja.

Një pretendim i tillë, nuk është pranuar nga Milazim Shehu, ndërsa të dy ata janë konfliktuar mes tyre.

(Kosova Sot Online )