Paralajmërohet dënimi i dyfishtë: Hashim Thaçi përfundon në burg?

  • 24 November 2019 - 07:34
Paralajmërohet dënimi i dyfishtë: Hashim Thaçi përfundon në burg?

“Natyrisht se nëse vërtetohet deklarata e ish-zyrtarit të Departamentit të amerikan të Shtetit, dhe analistëve të tjerë ndërkombëtar se ekziston një marrëveshje në mes presidentit Thaçi dhe atij serb Vuqiq, e cila ka për bazë ndarjen e territorit të Kosovës në emër të një marrëveshje në mes dy shteteve, Kuvendi I Kosovës urgjentisht duhet ti nisë procedurat për shkarkimin e presidentit Thaçi, pasi kjo marrëveshje e nënshkruar nga z. Thaçi është anti-kushtetuese, që cenon rënd sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë vazhdojnë ta shohin me shqetësim të madh deklarimin e ish zyrtarit të Departamentit të amerikan të Shtetit, James Hooper dhe analistëve të tjerë ndërkombëtar se ekziston një marrëveshje në mes presidentit Thaçi dhe atij serb Vuçiq, e cila ka për bazë ndarjen e territorit të Kosovës në emër të një marrëveshje në mes dy shteteve.

Analisti Nexhat Haziri, duke folur për “Kosova Sot Online” për këtë çështje e cila është bërë tash e disa muaj top temë e trajtimit në media, thotë se menjëherë pas konstituimit të institucioneve të reja, Kuvendit dhe Qeverisë, duhet të zbulohet e vërteta dhe të adresohet përgjegjësia kushtetuese, nëse provat e vërtetojnë një gjë të tillë.

Image
Nexhat Haziri

“Natyrisht se nëse vërtetohet deklarata e ish-zyrtarit të Departamentit të amerikan të Shtetit, dhe analistëve të tjerë ndërkombëtar se ekziston një marrëveshje në mes presidentit Thaçi dhe atij serb Vuqiq, e cila ka për bazë ndarjen e territorit të Kosovës në emër të një marrëveshje në mes dy shteteve, Kuvendi I Kosovës urgjentisht duhet ti nisë procedurat për shkarkimin e presidentit Thaçi, pasi kjo marrëveshje e nënshkruar nga z. Thaçi është anti-kushtetuese, që cenon rënd sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”. 

Sipas tij, nëse vërtetohet shkelja dhe ndodhë shkarkimi nga pozita me votat e Kuvendit, automatikisht i pari i vendit duhet të merret në përgjegjësi edhe nga drejtësia.

“Në këtë rast, vetëm shkarkimi nuk do të ishte i mjaftueshëm por presidentit Thaçi do të duhej t’i ngritët edhe përgjegjësi penale për tradhti ndaj shtetit. Andaj i mbetët përgjegjësi e koalicionit LDK-LVV dhe mundësisht edhe AAK-së që në këtë moment t’i bashkojnë forcat në Kuvend për ta parandaluar këtë aventurë të rrezikshme të presidentit Thaçi për cenimin e territorit të shtetit”, shtoi analisti Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, nuk duhet heshtur kjo çështje nëse vërtetë del që marrëveshja është arritur mes Thaçit e Vuqiqit për ndryshimin e kufijve, sepse dëmet nga një marrëveshje e tillë dhe mbetja e Thaçit në të njëjtën pozitë, do të jenë të pa riparueshme.

“Në rast se edhe pas këtij veprimi siç është paralajmëruar nga personalitet ndërkombëtare të ekzistimit të një marrëveshje Thaçi-Vuqiq, presidenti vazhdon ta mbajë këtë detyrë do ta rrezikoj seriozisht stabilitetin politik por edhe funksionimin e shtetit të Kosovës prandaj duhet të shkarkohet dhe të nxirret para përgjegjësisë ligjore”, përfundoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)