Prej sot ndryshon linja e katërt e qarkullimit urban në kryeqytet

  • 24 November 2019 - 10:19
Prej sot ndryshon linja e katërt e qarkullimit urban në kryeqytet

Trafiku Urban Prishtina bën të ditur se për shkak të punimeve që janë duke u zhvilluar në rrugën “Armend Daci” nuk do të ketë qarkullim të autobusëve të linjës 4.

“Sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës, për shkak të punimeve, nga sot nuk do të ketë qarkullim në Rr. “Armend Daci”, andaj autobusët e Linjës 4 do të devijojnë qarkullimin”.

“Do të udhëtojnë drejt Rr. “Enver Maloku” në Rrugën “B” dhe tutje. Gjatë kthimit nga Lagjja Mat, nuk do të ketë ndryshime nga rrugëtimi i rregullt i Linjes 4”, kanë shkruar në Facebook.

(Kosova Sot Online)