Historia e kosovarit nga Zvicra që pagoi 100 mijë franga për një vrasje

  • 24 November 2019 - 10:46
Historia e kosovarit nga Zvicra që pagoi 100 mijë franga për një vrasje

Gjykata e Pejës të enjten shpalli fajtor Bekim R. dhe e dënoi atë me 15 vite burgim, pasi kishte paguar dy persona në vitin 2012 për vrasjen e Ferdinand Gjinit.  I ndjeri u vra në vitin 2014.

 B.R jetonte në Zvicër dhe kishte punë me pasuri të patundshme.

Gazeta Zvicerane ‘Blick’ shkruan se ekstradimi i të dënuarit nga Zvicra në Kosovë ishte i vështirë.

Kërkesa për ekstradimin e tij kishte ardhur me 2 qershor,ndërsa arrestimi ndodhi me 28 qershor.

Por si kishte ardhur puna deri te vrasja?

Pas një marrëveshje të dështuar mes B.R dhe të ndjerit, marrdhëniet mes dy partnerëve u përshkallëzuan.

Bekim. R u rrahë në Kosovë dhe ishte zotuar për hakmarrje.

Me 23 qershor 2014, Ferdinand Gjini u vra nga dy vëllezërit A.Sinanaj dhe M.Sinanaj, që ishin paguar 100 mijë franga për ta kryer vrasjen.

B.R kishte tentuar të korruptonte edhe gjyqtarët por që përpjekjet e tij ishin të dështuara.

(Kosova Sot Online)