Historia e vajzës nga Malisheva: U raportua si e zhdukur, viktima gjendet në Deçan me të dashurin

  • 24 November 2019 - 11:56
Historia e vajzës nga Malisheva: U raportua si e zhdukur, viktima gjendet në Deçan me të dashurin

Në muajin nëntor të këtij viti një familje nga Malisheva e kishte raportuar në polici zhdukjen e vajzës së tij.  Viktima kishte dal nga shtëpia pa lënë gjurmë rreth orës 21:30 të 21 nëntorit të këtij viti.

Policia në bashkëpunim me ekipet e tjera kanë filluar punën hetimore rreth këtij rasti. E pas tre ditëve, vajza në fjalë është gjetur shëndosh e mirë në Deçan. Aty kjo vajzë sipas policisë, kishte shkuar me të dashurin e saj. 

“Malishevë, 21.11.2019-21:30. Lidhur me rastin e raportuar, pas një pune operativo hetimore policore si dhe në bashkëpunim me familjarët e viktimës është identifikuar vendndodhja e viktimës e cila është gjendur në Deçan  së bashku me një mashkull K/Shqiptar që ishin në lidhje”, deklarojnë nga policia.

E gjendja e saj shëndetësore ishte e mirë dhe pas intervistimit në prezencën e familjes ajo është kthyer te familja e saj.

(Kosova Sot Online)