Vjedh para nga një vajzë, arrestohet

  • 24 November 2019 - 12:56
Vjedh para nga një vajzë, arrestohet

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që në një restorant, ia kishte vjedhur nga çanta 100 euro një vajzës.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Vicianum” në Prishtinë.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

(Kosova Sot Online)