Ndërron jetë një 22 vjeçar në Burgun e Kumanovës

  • 25 November 2019 - 09:02
Ndërron jetë një 22 vjeçar në Burgun e Kumanovës

Në njërën nga qelitë e Burgut të Kumanovës mbrëmë rreth orës 22:00 ka ndërruar jetë L.M. në moshën 22 vjeçe, nga Lagja Arbëria e Kumanovës.

Autoritetet e burgut dhe të policisë ende nuk e kanë konfirmuar rastin, por jo zyrtarisht mësohet se gardianët nuk kanë thirrur urgjencën mjekësore me kohë nga Spitali i qytetit.

Sipas të afërmve të të ndjerit, ai gjatë mbrëmjes kishte shfaqur ankesa shëndetësore dhe në mungesë të turnit të natës së mjekëve të burgut, sipas familjarëve, ai kishte pirë pilula të huazuara nga të burgosurit, raporton Alsat-M.

(Kosova Sot Online)