Shtinë me armë ndaj tre prishtinasve dhe ikin nga vendi i ngjarjes

  • 25 November 2019 - 10:56
Shtinë me armë ndaj tre prishtinasve dhe ikin nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tre personave tjerë mbrëmë në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia e Kosovës ku kanë konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet se janë të pistoletës.

Me vendim të prokurorit është bërë bastisja e shtëpive të të dyshuarve mirëpo, nuk është gjetur asgjë.

Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar.

“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tri viktimave meshkuj K-Shqiptarë. Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet se janë të pistoletës. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja e shtëpive të të dyshuarve mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)