Shtime: Shtatë persona dërgohen në mbajtje

  • 25 November 2019 - 12:13
Shtime: Shtatë persona dërgohen në mbajtje

Policia ka arrestuar në Shtime shtatë persona të cilët dyshohet se janë përleshur fizikisht në mes vete

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në Shtime, ku të dyshuarit fillimisht kishin pasur një mosmarrëveshje e cila më pas ka eskaluar në përleshje fizike.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)