Aksident trafiku në Vushtrri, lëndohen tre persona

  • 25 November 2019 - 12:34
Aksident trafiku në Vushtrri, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Vushtrri, ku të përfshira kanë qenë dy vetura

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Vushtrri, ku dy vetura me targa lokale janë aksidentuar.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vushtrrisë, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)