Prishtinë: Qëlloi me armë zjarri një person, arrestohet pas tre muajsh i dyshuari

  • 25 November 2019 - 12:47
Prishtinë: Qëlloi me armë zjarri një person, arrestohet pas tre muajsh i dyshuari

Një tentimvrasje kishte ndodhur në Prishtinë në gusht të këtij viti, ndërkaq të dyshuarit kishin ikur nga vendi i ngjarjes. Lidhur me këtë rast, policia ka arritur ta arrestojë një person pas tre muajsh.

Pasditen e 25 gushtit, persona të dyshuar kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore.

Policia kishte raportuar se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ishtë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shërim.

Lidhur me rastin ishte njoftuar edhe prokurori ndërkaq nuk ishte raportuar për të arrestuar.

E pas tre muajsh, policia ka arritur ta arrestojë një person i cili dyshohet se ishte i përfshirë në këtë rast.

“Lidhur me rastin, më 24.11.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull-K Shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)