VV i drejtohet Supremes, kërkon që të numërohen 392 vota të diasporës që erdhën më 12 nëntor në KQZ

  • 25 November 2019 - 14:09
VV i drejtohet Supremes, kërkon që të numërohen 392 vota të diasporës që erdhën më 12 nëntor në KQZ

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se çështjen e 392 pakove me fletëvotime nga diaspora që kanë arritur në adresë të KQZ’së më 12 nëntor, e ka dërguar në Gjykatën Supreme. Ato po kërkojnë nga Supremja që të urdhërojë numërimine këtyre fletëvotimeve.

Përmes një postimi në Facebook, në këtë parti deklarojnë se çdo votë e ardhur në adresë të KQZ-së dhe e nisur nga votues të regjistruar dhe brenda afatit, duhet të numërohet dhe të përfshihet në rezultatin përfundimtar.

Ndërkohë, fajin për vonesa në certifikimin e rezultateve po ia lanë PZAP’it.

“Shumë shpesh disa palë të përfshira në proces kanë pretenduar se ankesat po e vonojnë çertifikimin. Ju kujtojmë se faktori kryesor që ka shkaktuar këtë stërzgjatje të kalendarit të aktiviteteve të KQZ-së është Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Ka një numër të konsiderueshëm të vendimeve arbitrare të këtij institucioni, të rinumërimeve, ndërhyrjes në rezultat”, thuhet në postim.

 

(Kosova Sot Online)