Një fëmijë vdes nga rrëzimi i skulpturës së akullit në Luksemburg

  • 25 November 2019 - 14:28
Një fëmijë vdes nga rrëzimi i skulpturës së akullit në Luksemburg

Një fëmijë ka vdekur pasi u godit nga një pjesë e shkëputur e një skulpture akulli në një treg të Krishtlindjeve në Luksemburg.

E krijuar nga artistët në tregun “Place Guillaume II” në pjesën e parë të së dielës, dëshmitarët thanë se skulptura u rrëzua më vonë dhe u nda në disa pjesë.

Shërbimet e emergjencës shkuan shpejt në vendin e ngjarjes dhe u përpoqën t’i ofrojnë ndihmë mjekësore vogëlushit dyvjeçar në vendin e ngjarjes. Megjithatë, ai vdiq gjatë rrugës për në spital.

Zyrtarët thanë se ky treg është mbyllur pas rastit tragjik dhe policia është duke kryer hetime për të zbuluar si ndodhi ngjarja.

Këshilli komunal i qytetit të Luksemburgut njoftoi se të gjitha tregjet e Krishtlindjeve dhe organizimet e tjera do të anulohen të hënën për ta respektuar viktimën dhe familjen e tij.

Ngushëllime për familjen e djaloshit të mbytur shprehu kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, shkruan “Independent”.

(Kosova Sot Online)